Ishi Lampard-it, më e lumtur se kurrë
17/01/2011 16:40
Elen Rivas, ish-bashkëshortja e kapitenit të Chelsea, Frank Lampard, duket më e lumtur se kurrë ndërsa ka nisur një marrëdhënie me një prej figurave kryesore të televizionit britanik dhe biznesmenin, Peter Andre.
37-vjeçari Peter dhe modelja katalanase nuk i hoqën asnjëherë duart nga njëri-tjetri, ndërsa vizituan në fundjavë një restorant italian, në një prej lagjeve më luksoze të kryeqytetit anglez, Londër.
Të kritikuar kohët e fundit për stilin e paraqitjes së tyre në publikt, Peter dhe Elen dukej se kishin bërë përpjekje të rëndësishme edhe për t’u paraqitur më shik.
Top Channel