Hu Jintao: Juani do të zëvendësojë dollarin

17/01/2011 15:30

Presidenti i Kinës, Hu Jintao deklaroi një ditë përpara vizitës së tij zyrtare në SHBA, se sistemi i vjetër i monedhave ndërkombëtare, i dominuar prej dollarit, është produkt i të shkuarës.

Sipas Hu-së, Kina po përpiqet të marrë hapa për të zëvendësuar këtë monedhë me juanin, por pranoi se procesi mund të jetë tepër i gjatë. Komenti reflekton rritjen e tensioneve midis dy superfuqive, përsa i përket çështjeve financiare.

Autoriteteve të Pekinit i është kërkuar disa herë nga Uashingtoni dhe vendet e tjera perëndimore që të vendosë nën kontroll inflacionin tepër të lartë në vend, i cili i jep ekonomisë kineze një avantazh të padrejtë, përsa i përket rritjes së eksporteve.

Presidenti Hu Jintao kritikoi në vitin 2008 fondin prej 600 miliard dollarësh që Rezerva Federale injektoi në ekonomi, për ta shpëtuar atë nga efektet e krizës. Masa dobësoi atëherë dollarin dhe favorizoi eksportet amerikane.

Top Channel