Haiti, rikthehet ish-diktatori Duvalier

17/01/2011 15:40

Ish-diktatori i Haitit, Jean-Claude Duvalier, është rikthyer në vendin e tij, 25 vjet pasi u rrëzua nga pushteti me një revoltë popullore, lajmëruan mediat ndërkombëtare.

59-vjeçari Duvalier, i njohur ndryshe edhe si “Baby Doc”, mbërriti në vendin e karaibeve me një fluturim nga Franca, ku jetonte si i strehuar politik.

Nuk është e qartë se çfarë e shtyu në marrjen e këtij vendimi, pavarësisht se ai vetë theksoi se dëshiron të ndihmojë kombin në këto ditë të vështira, pas tërmetit që shkaktoi 250 mijë viktima dhe shkatërroi qytetet kryesore, një vit më parë.

Duvalier mbërrin në vend në një moment tensioni, pas zgjedhjeve të fundit të nëntorit, të shumëdiskutuara. Ai morri në dorë pushtetin në moshën 19-vjeçare, pasi babai i tij ndërroi jetë dhe e konsideroi atëherë veten si një udhëheqës të përjetshëm.

Top Channel