Haiti, kërkohet arrestimi i Duvalier

17/01/2011 19:30

Grupimet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar qeverisë së Haitit që të arrestojë dhe të nisë një proces gjyqësor ndaj ish-diktatorit Jean-Claude Duvalier, për abuzimet e bëra me pushtetin prej tij në periudhën 1971-86.

59-vjeçari Duvalier, i njohur ndryshe si “Baby Doc”, u rikthye gjatë ditës në Haiti, me pretendimin se dëshiron të ndihmojë vendin pas tërmetit shkatërrues që zhyti vendin në mjerim një vit më parë.

I shpallur president në moshën 19-vjeçare, ai e cilësoi veten si president të përjetshëm në vitin 1971, por u rrëzua 15 vjet më vonë si pasojë e revoltave popullore.

Duvalier akuzohet për korrupsion masiv, shtypje dhe dhunim sistematik të të drejtave të njeriut.

Top Channel