Berlusconi, prova të reja për skandalin

17/01/2011 20:40

Prokurët italianë po hetojnë mbi pistën e marrëdhënieve seksuale me një numër të madh prostituash të reja, nga ana e Kryeministrit Silvio Berlusconi, raportuan mediat italiane gjatë pasdites.

Sipas burimeve të “Corriere della Sera”-s, ekzistojnë prova se 72-vjeçari ka paguar femra të reja ose i ka dhënë atyre mundësinë që të përdorin falas apartamente.

Nëse vërtetohet akuza e përfolur për marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare. Berlusconi rrezikon të dënohet deri në tre vjet burg për kryerjen e marrëdhënieve me të mitura.

”Është absurde vetëm të mendosh që do të paguaja një femër për të kryer marrëdhënie me mua”, deklaroi Kryeministri një ditë më parë. “I konsideroj spekulimet si shumë fyese e degraduese”.

Kryeministri dyshohet gjithashtu se ka abuzuar me pushtetin e tij, për të liruar 17-vjeçaren Karima El Mahroug, nga paraburgimi në polici.

Top Channel