Australi, hetim për përmbytjet

17/01/2011 15:15

Kryeministrja e Australisë, Anna Blight, i kërkoi autoriteteve të vendit që të nisin një hetim mbi përmbytjet që kanë shkatërruar prej disa javësh shtetin e Kuinslendit, lajmëroi gjatë mesditës BBC.

Drejtuesja e shtetit kontinental bëri me dije se në fokusin e hetimeve do të vendoset gjendja e digave dhe do të identifikojë pikat kyçe që kanë nevojë për investime në të ardhmen.

Një ditë më parë, Ministri i Financave, Wayne Swan, deklaroi se kjo është katastrofa më e kushtueshme në historinë e Australisë. Një bilanc prej 13 miliard dollarësh dëme janë llogaritur deri tani.

Ndërkohë, përmbytjet nuk janë qetësuar ende dhe ato po prekin disa pjesë të shtetit të Viktorias, me kryeqendër Melburnin.

Top Channel