PD: Rama manipulator

16/01/2011 19:40

Partia Demokratike vazhdon ta cilësojë videon si një montazh, duke akuzuar për këtë kryetarin socialist, Edi Rama, që sipas mazhorancës kërkon implikimin e kryeministrit në këtë video

Deputeti Enkelejd Alibeaj sulmoi ashpër Edi Ramën si të lidhur me klanet e drogës dhe korrupsionin.

“Manipulimin e videos, këtë vepër kriminale mund ta bëj vetëm një bllokmen si ti, që në dosjet e prokurorisë shqiptare dhe vendeve përreth, ke të faktuar se me Aldo Baren ndan tenderat dhe drogën, se të tjerë të kanë akuzuar për vrasje dhe marrje të sasive të drogës, e se me klanin Gina e klane të tjera ke ndarë krime monstruoze, drogën, pronat, shtretërit, lejet e ndërtimit, dhe tenderat. Një akt të tillë mund ta bëj vetëm një bllokmen çimkë si ti, që urren gjer në vdekje qytetarët shqiptarë, sepse je i vetmi politikan në Europë që  ke bërë çdo gjë, bojkote, valle kutish e greva orgjish, për të penguar lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Një akt të tillë të ulët mund ta bëj vetëm një bllokmen çimkë si ti, që për çdo leje ndërtimi pret 20 % gjoba,  e faktuar kjo me kontrata të botuara në të gjitha mediat shqiptare”, tha Alibeaj.

Top Channel