Izraeli: Frikë për marrëdhëniet me Tunizinë

16/01/2011 18:10

Izraeli i druhet prishjes së marrëdhënieve informale me Tunizinë pas protestave popullore që u shoqëruan me largimin e presidentit Ben Ali nga pushteti.

Në një intervistë për radion ushtarake në Izrael, zv.kryeministri Silvan Shalom tha se Izraeli i frikësohet të ardhmes nëse Tunizia do të mbajë karakterin qeverisës të paraprotestave.

Izraeli sipas Shalom, i druhet më shumë rikthimit të lëvizjeve islamike ekstremiste të përjashtuara nga presidenti Ben Ali.

Top Channel