Giffords, përmirësim i ndjeshëm

16/01/2011 10:10

Gabrielle Giffords, kongresmenia e cila ishte viktimë e një atentati në të cilin vdiqën 6 persona, po merr sërish veten.

Sipas mjekëve, Giffords tashmë lëviz këmbët dhe krahët dhe për herë të parë që nga atentati në të cilin një plumb e plagosi në kokë, ajo merr frymë pa ndihmën e aparatit të oksigjenit.

Deputetja demokrate u qëllua me një plumb në kokë para një jave nga 22-vjeçari Loughner.

 

Top Channel