Fier-Ballsh, aksident i rëndë rrugor

16/01/2011 17:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Ballsh, ku një person ka humbur jetën.

Sipas njoftimeve të policisë, një makinë ka përfunduar në kanal në vendin e quajtur Dukas, duke lënë të vdekur 23 vjecarin Remzi Malaj e të plagosur, babain dhe motrën e tij.

Policia tha se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel