Aksidenti i Lushnjes, dy të vdekur

16/01/2011 21:20

Dy të vdekur është bilanci i aksidentit të ndodhur rreth orës 18 në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gafurr Muço  pranë fabrikës së miellit.

Viktima janë Vangjel Muzaka 70 dhe Rita Muzaka 62 vjece që ndërroi jetë rreth orës 20:00 në spital.

Cifti i të moshuarve ka qenë duke ecur në anë të rrugës në momentin që është përplasur nga një makinë tip Benz.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit nuk ka vënë re bashkeshortet në mes të errësirës duke i përplasur për vdekje.

Pas këtij akti dtrejtuesi i mjetit Qani Sherro 50 vjec, ka marrë  dy të aksidentuarit dhe i ka cuar në spital. 70 vjecari ka vdekur gjatë rruges, ndersa bashkeshorja vdiq më vonë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Policia e Lushnjes ka kryer ndalimin e shoferit. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia në ecje e drejtuesit të mjetit si dhe mungesa e ndricimit të rrugës.

Top Channel