Aksident në Lushnje, përplaset për vdekje 65 vjeçari

16/01/2011 19:05

Tjetër aksident i rëndë u regjistrua ditën e sotme me pasojë vdekjen e një personi. Këtë herë aksidenti ka ndodhur në qytetin e Lushnjes.

Vangjel Muzaka dhe bashkëshortja e tij, Rita Muzaka u përplasën nga një automjet teksa tentonin të kalonin rrugën në unazën e qytetit.

Nga përplasja 65 vjecari, Vangjel Muzaka gjeti vdekjen e menjëhershme ndërkohë që bashkëshortja e tij, Rita Muzaka u plagos. Ajo u shoqërua menjëherë drejt spitalit të qytetit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia mbërriti në vendngjarje ku nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës së saj.

Top Channel