Elon Musk planifikon bashkimin e SpaceX dhe Tesla, BBC: Ja çfarë synon të arrijë
Tanqe dhe mjete të tjera të armatosura janë duke patrulluar rrugët kryesore të Tunizit sot në mëngjes, pasi Kryeministri lajmëroi se do të marrë përsipër edhe detyrën e presidentit të përkohshëm, lajmëroi në mëngjes rrjeti informativ CNN.
Kryeministri Mohamed Channouchi lajmëroi në një television shtetëror se ka marrë përsipër edhe detyrat e presidentit Zine El Abidine Ben Ali, i cili u arratis natën e shkuar për në Arabinë Saudite.
Ben Ali ka drejtuar vendin që prej vitit 1987. Përpara se të braktiste Tunizinë, ai shpërndau qeverinë dhe dekredoi gjendjen e jashtëzakonshme, në bazë të së cilës mund të qarkullosh në rrugë nga ora pesë e mëngjesit deri në shtatë dhe nuk mund të ecësh i shoqëruar me më shumë se tre persona.
Në protestat e dhunshme antiqeveritare që kanë shpërthyer prej ditësh në vendin magrebin, 23 persona kanë humbur jetën zyrtarisht, por sipas raporteve të organizatave të të drejtave të njeriut, numri i vërtetë është mbi 60.
Top Channel