Tragjedia e Arizonës, dhurohen organet e Christine

15/01/2011 18:55

John Green, babai i Christine, më e vogla e gjashtë viktimave të tragjedisë së Tucson të Arizonës, ka vendosur të dhurojë organet e së bijës, e cila sapo kishte mbushur 9 vjeç.

Organet do t’i shkojnë një moshatares së saj në Boston.

“Bëhet fjalë për një zgjedhje shumë prekëse, por që përputhet plotësisht me atë që ishte Christine”, ka komentuar CNN.

Top Channel