Precipiton situata, Tunizia drejt luftës civile

15/01/2011 13:20

Kriza tuniziane po përshkallëzohet ora pas orës, ndërsa mediat ndërkombëtare shprehin frikën për mundësinë e shpërthimit të një lufte civile.

Pavarësisht se trupat ushtarake kontrollojnë rrugët, kaosi është në rritje. Shtatë persona raportohen se kanë mbetur viktimë e trazirave në ditën e sotme, ndërsa sipas “Reuters”, shumë rrjete supermarketesh e dyqanesh të tjera janë plaçkitur.

Aktualisht mbërrijnë raporte se një burg është i gjithi në flakë pranë qytetit të Monastirit. Të gjithë të burgosurit janë ende brenda. Nuk ka një reagim zyrtar nga ana e qeverisë së përkohshme tuniziane.

Top Channel