PD: Rama manipuloi videon

15/01/2011 13:55

Partia Demokratike ka reaguar ndaj akuzave të PS ndaj qeverisë, pas publikimit të videos Meta-Prifti.

Në një deklaratë për shtyp, deputeti Eduard Halimi ka deklaruar se videoja është vetëm një montazh i kryesocialistit Edi Rama.

“Rama ka prerë 33 sekonda të videos dhe media transmetoi manipulimin. Rama mashtroi shqiptarët. Vetë Dritan Prifti e ka akuzuar si një drogaxhi”, ka pohuar Halimi.

Deputeti i PD ka shprehur më tej bindjen e partisë së tij se metodat e Ramës nuk do të ndikojnë tek bindjet e qytetarëve shqiptarë.

Top Channel