Moti i keq, 600 të vdekur në Brazil

15/01/2011 21:30

Ekipet e emergjencës në Brazil janë vënë në garë me kohën për gjetjen e të mbijetuarve, por moti i keq e shirat e rrëmbyeshëm që nuk kanë të ndaluar, po frenojnë përpjekjet e tyre.

Numri i viktimave ka mbërritur në 600, pas gjetjes së trupave të tjerë të pajetë nën gërmadhat e shtëpive në veri të Rio de Zhaneiros.

Punonjësit e shpëtimit duhet të ecin në këmbë për të arritur zonat e thella të goditura më rëndë nga fatkeqësia natyrore.

Automjetet nuk mund të kalojnë në rrugët e bllokura nga gurët dhe balta.

Zyrtarët vendas u kanë kërkuar banorëve në zonat e rrezikuara të largohen sa më parë prej andej.

Top Channel