Kaos në Tunizi, mbase mbi 100 të vrarë sot

15/01/2011 13:30

Situata në burgjet tuniziane është kaotike, ndërsa të dënuarit janë hedhur të gjithë në revolta që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 42 personave, raporton “Associated Press”.

Zjarri në burgun e Monastirit ka lënë të vdekur të paktën 42 viktima, sipas një mjeku që ishte në vendngjarje. Flakët nuk janë shuar ende.

Një burg i dytë është në përfshirë nga revoltat në qytetin e Mahdias. Edhe atje flitet për dhjetëra të dënuar të vrarë.

Shtatë civilë kanë humbur jetën në përpallje me forcat ushtarake në rrugë.

Top Channel