Gjermani, skandal i ri me dioksinën

15/01/2011 17:40

Skandal i ri me dioksinën në Gjermani dhe sërish në Sasoninë e Ulët. Ministrja Federale për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Ilse Aigner, ka folur për “skandal në skandal”.

Është zbuluar se një tjetër prodhues ushqimesh për kafshët, i ndotur me dioksinë, ka furnizuar 934 ferma, që janë mbyllur menjëherë.

Ministri ka komunikuar se mes këtyre rezultojnë 100 pulari, 403 ferma derrash dhe 248 derrkucash.

Top Channel