Filipine, 47 viktima nga përmbytjet

15/01/2011 12:00

Më shumë se dy javë shira kanë shkaktuar 47 të vdekur nga përmbytjet dhe shkarjet e dheut në Filipine, informuan autoritetet ditën e sotme.

Musonet sezonale kanë goditur veçanërisht rëndë vendin ishullor, që i bashkohet Australisë, Brazilit dhe Sri Lankës, të cilat gjithashtu janë duke përjetuar probleme të mëdha si rrjedhojë e përmbytjeve.

Bilanci i të vdekurve mund të jetë më i madh, pasi disa dhjetëra janë konsideruar të humbur, ndërsa 18 mijë persona kanë mbetur pa strehë.

Top Channel