“BP”, marrëveshje me kolosin rus “Rosneft”

15/01/2011 11:05

“BP” ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë ruse të energjitikës “Rsoneft”, për të përdorur rezervat e mëdha të gazit dhe naftës në pjesën ruse të Arktikut.

Marrëveshja strategjike parashikon shkëmbimin e përvojave mes kompanive në eksplorimin e rajonit.

Si pjesë e paktit, “Rosneft” do të marrë 5 për qind të aksioneve të “BP” në shkëmbim të rreth 9.5 për qind të aksioneve të saj.

Kjo është marrëveshja e parë që nënshkruan “BP” që pas katastrofës në platformën Deepwater Horizon vitin e kaluar, që i kushtoi asaj miliarda dollarë.

“Drejtuesit e “BP” e shohin këtë marrëveshje si pjesën e parë të lajmeve të mira që vijnë pas derdhjes katastrofike të naftës në Gjirin e Meksikës në prill”, ka deklaruar redaktori i ekonomisë në BBC, Robert Peston.

Top Channel