Tunizi, marshim kundër presidentit

14/01/2011 11:10

Protestuesit po mblidhen për një marshim në qendrën e kryeqytetit të Tunizisë, Tuniz, në një moment kur presioni mbi presidentin Zine al-Abidine Ben Ali po rritet.

Mbrëmjen e së enjtes, presidenti Ben Ali, që ka qeverisur Tunizinë që prej vitit 1987, njoftoi se do të tërhiqet nga pushteti në vitin 2014.

Fjalimi i tij erdhi pas një javë protestash të dhunshme që kanë përfshirë vendin dhe që kanë lënë pas të paktën 23 të vdekur.

Ndërkohë, sindikatat e tregtisë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë një grevë të përgjithshme ditën e sotme.

Ndërsa grupet e të drejtave të njeriut deklarojnë se janë mbi 60 personat që kanë humbur jetën në rebelimet, kur forcat e sigurisë kanë reaguar ndaj tyre.

Top Channel