Tunizi, Ben Ali braktis vendin

14/01/2011 23:10

Presidenti i Tunizisë, Ben Ali braktis vendin përballë protestave masive e të dhunshme popullore.

Ben Ali mësohet se është nisur me dy avionë tip Falcon drejt Francës. Ndërkohë, kryeministri vendas, Mohamed Ganuchi deklaroi se ka marrë detyrën e ushtruesit të presidentit deri në realizimin e zgjedhjeve të parakohëshme të lira në vend.

Ben Ali braktis vendin, i detyruar nga protestat masive në të gjithë vendin për shkak të varfërisë dhe rritjes së cmimeve, pas 23 vitesh në pushtet.  

Zgjedhjet e parakohëshme janë përshëndetur edhe nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti amerikan, Barak Obama vlerësoi se duhet realizuar sa më parë një proces i drejtë e i ndershëm elektoral.

Top Channel