Tragjedia në Brazil, mbi 500 viktima

14/01/2011 08:10

Situata e përmbytjeve dhe shkarjeve të dheut vazhdon të bëhet më dramatike në Brazil, ndërsa brenda pak orësh bilanci i viktimave është rritur me më shumë se 100 të tjerë, për të shkuar në mbi 500.

Në lajmin e raportuar gjatë mëngjesit në BBC, bëhet me dije se numri do të vazhdojë të rritet ende, pasi lokalitete të tëra ku ka patur rrëshqitje dheu ende nuk janë arritur prej forcave të shpëtimit.

Kjo është fatkeqësia më e keqe e këtij lloji në historinë e shtetit amerikanojugor, më e rëndë edhe se rrëshqitjet famëkeqe të dheut në Karaguatatuba në San Paolo në vitin 1967, të cilat shkaktuan vdekjen e 430 personave.

Top Channel