Tragjedia e Arizonës, varroset 9-vjecarja

14/01/2011 10:05

Christina Taylor Green, vajza 9-vjecare e vrarë të shtunën në Arizona, është përcjellë në banesën e fundit, duke shënuar kështu edhe varimin e gjashtë të ngjarjes tragjike.

Christina, të cilën presidenti Barack Obama e përkujtoi mbrëmjen e së mërkurës, ishte një nxënëse e shkëlqyer, balerinë dhe atlete.

Ajo shpresonte të takohej me kongresmenen Gabrielle Giffords në takimin elektoral ku vetë u vra, ndërsa zonja Giffords dhe persona të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, mjekët që po kurojnë kongresmenen kanë deklaruar se ajo ka bërë progres inkurajues. Sipas tyre, ajo ka filluar fizioterapi intensive dhe ka mundur të lëvizë këmbët.

Ditën e enjte, sherifi i Kontesë së Pimës publikoi një komunikim audio të gjatë 7 minuta mes oficerëve të policisë dhe dispecerit në Tukson, menjëherë pas tragjedisë.

Top Channel