Tragjedia e Arizonës, përmirësohet Giffords

14/01/2011 21:50

Vazhdon të përmirësohet gjendja e Gabrielle Giffords, kongresmenia demokrate e Arizonës e plagosur me armë zjarri në Tucson të Arizonës.

Mjekët kanë bërë të ditur se ajo ka bërë progrese të dukshme.

“Duke pasur parasysh plagosjen e rëndë, nuk mund të kemi zhvillime më të mira pozitive”, është shprehur një nga mjekët.

Giffords është sërish e lidhur me aparatin e frymëmarrjes, por mjekët thonë se hap sytë dhe lëviz këmbët e krahët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA