Talebanët afganë lejojnë shkollimin e grave

14/01/2011 08:20

Talibanët janë të gatshëm të heqin ndalimin e shkollimit të femrave në Afganistan, bëri me dije Ministri i Arsimit të vendit mëngjesin e sotëm.

Farooq Wardak deklaroi në një gazetë britanike se si rrjedhojë e ndryshimeve kulturore, talibanët nuk kundërshtojnë më arsimimin e grave.

Talebanët, të cilët janë fondamentalistë islamikë që luftojnë autoritetet e ligjshme afgane, nuk kanë bërë ndonjë koment rreth çështjes.

Në regjimin e drejtuar prej tyre, deri në vitin 2001, gratë nuk lejoheshin që të punonin dhe as të regjistroheshin nëpër shkolla.

Top Channel