SHBA, përmirësohet Giffords

14/01/2011 02:45

Përmirësohet edhe më tej gjenda shëndetësore e kongresmenes amerikane, Gabrielle Giffords, e plagosur rëndë nga një plumb në kokë në Arizona pak ditë më parë.

Stafi mjekësor që kujdeset për shëndetin e saj, tha për mediat amerikane se Giffords ka filluar të komandojë sërish trupin e saj, duke kontrolluar lëvizjet e këmbëve.

Ndërkohë policia në Tuscon ka bërë publik një komunikim telefonik mes saj dhe dëshmitarëve të parë që kanë kërkuar ndihmë. Xhirimi tregon momentet panikut gjatë dhe pak minuta pas aktit të terrorit.

Top Channel