SHBA: Korea e Veriut, më kërcënuese

14/01/2011 08:35

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, deklaroi nga Japonia se Korea e Veriut po shndërrohet në një kërcënim gjithmonë e më të madh për rajonin dhe për planetin.

SHBA: Korea e Veriut, më kërcënuese
Deklaratë sulmuese e Sekretarit Gates nga Tokio

Në lajmin e raportuar nga mediat ndërkombëtare, Gates shtoi se ekzistojnë shënja shqetësuese të një prishje graduale të Penianit me ndërmjetësin e tij të vetëm në botë, Kinën.

”Për fat të keq, karakteri dhe përparësitë e regjimit koreanoverior nuk kanë ndryshuar”, tha Sekretari i Mbrotjes përpara studentëve të një Universiteti në Tokio.

”Ndonëse aftësitë e tyre ushtarake për të lëshuar një pushtim tokësor kanë degraduar shumë në dekadën e fundit, politika e tyre është bërë shumë më destabilizuese në shumë aspekte”.

Top Channel