SHBA, Clinton: Kina nuk është një kërcënim

14/01/2011 21:40

Kina nuk është një kërcënim për interesat e SHBA-ve dhe Uashingtoni nuk ka ndërmend të kufizojë rritjen ekonomike të Pekinit.

Kështu është shprehur sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, pak minuta pata vizitës në SHBA të liderit kinez Hu Jintao.

SHBA-të do të vazhdojnë të bëjnë presione mbi Kinën për të drejtat e njeriut, edhe për të arritur lirimin nga burgu të fituesit të Çmimit Nobel për Paqen, Liu Xiaobo.

Top Channel