SHBA, bankat mbyllin llogaritë e diplomatëve

14/01/2011 10:25

Diplomatët e huaj janë ankuar tek qeveria amerikane për vendimin e bankave të ndryshme të Shteteve të Bashkuara për të ndërprerë shërbimet për misionet diplomatike.

Diplomatë të vendeve të ndryshme kanë deklaruar se janë vënë në kërkim të institucioneve të reja bankare, por nuk kanë pasur sukses.

Autoritetet federale dëgjuan shqetësimin e pothuajse 150 të dërguarve në një takim me dyer të mbyllura në selinë e Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

Disa prej tyre kanë deklaruar se buxheti i Kombeve të Bashkuara mund të preket nga mbyllja e llogarive bankare.

Gazeta “Wall Street Journal” sugjeroi në nëntor se vendimi i bankave ishte nxitur nga vështirësitë në aderimin e rregullores federale kundër pastrimit të parave, duke prekur kështu transfertat ndërkombëtare.

Rregullat janë përforcuar që prej 11 shtatorit në përpjekje për të ndaluar fluksin e fondeve të huaja ilegale që shërbejnë për të mbështetur krime si financimi i akteve terroriste.

Top Channel