Piratët, deri 12 miliard paund dëme në vit

14/01/2011 08:30

Një studim zbuloi mëngjesin e sotëm se fenomeni i piratirerisë ndërkombëtare i kushton ekonomisë botërore një dëm nga 7-12 miliard stërlina në vit, raportoi BBC.

Analiza e realizuar nga “Catham House” në Britani informoi se pjesa dërrmuese e fenomenit të ri ndërkombëtar të piraterisë vjen nga brigjet e paruajtura të Somalisë.

Ndonëse është e vështirë të bësh përllogaritje të sakta, kërkuesit vlerësojnë se dëmi është rritur me të paktën pesë herë, që kur fenomeni u regjistrua për herë të parë në 2005-n.

Në studim nuk u përllogaritën shpenzimet e flotave ushtarake të shumë shteteve, që janë detyruar të shoqërojnë anijet tregtare në Gjirin e Adenit apo Oqeanin Indian.

Top Channel