Kazakistani miraton referendumin e paligjshëm

14/01/2011 10:10

Parlamenti i Kazakistanit aprovoi mëngjesin e sotëm një referendum, i cili mund të lejojë presidentin Nursultan Nazarbayev që të shërbejë edhe një mandat të tretë, pavarësisht se diçka e tillë ndalohet prej kushtetutës.

Parlamenti i vendit me ekonominë më të rëndësishme në Azinë Qëndore votoi në mëyrë unanime që vendimi për zgjatjen e mandatit t’i kalojë popullit. Nëse ai do të aprovohet, Nazarbayev do të konkurrojë në zgjedhjet e vitit 2012 për një mandat të ri 5-vjeçar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsideruan rezultatin e votimeve të sotme të parlamentit kazak si një dështim për demokracinë.

Top Channel