Itali, nisin hetimet për Berlusconi-n

14/01/2011 12:20

Prokuroria e Milanos ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj Kryeministrit Silvio Berlusconi, për akuzat e favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit minoren, lajmëroi gjatë mesditës “Corriere della Sera”.

Një ditë më parë, Gjykata e Lartë ndryshoi një ligj, që pengonte hetimin e tij, mbi bazën e imunitetit. Përveç shfrytëzimit seksual të minoreneve, Kryeministri dyshohet se ka përdorur influencën e pozicionit të tij për të liruar një 17-vjeçare marokene, të quajtur Karima El Mahroug, nga një komisariat në Milano.

Akuza e favorizimit nëpërmjet autoritetit shtetëror dënohet 4-12 vjet sipas kodit penal italian, ndërsa ajo e shfrytëzimit të prostitucionit minoren dënon 6 muaj-3 vjet kush kryen aktin dhe 14-18 vjet kush shfrytëzon viktimën.

Top Channel