Australi, tërhiqet uji, përmirësohet situata

14/01/2011 04:00

Në qytetin e tretë më të madh në Australi, Brisbane, ujërat kanë nisur të tërhiqen, ndërsa popullsia tani po mundohet të llogarisë dëmin.

Uji në disa zona është tërhequr totalisht, ndërkohë që në shumë të tjera ka rënë ndjeshëm niveli i tij. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga përmbytjet llogaritet në miliona dollarë e autoritetet u shprehën se për riparimin e kësaj katastrofe do të duhen disa vite.

Sipas autoriteteve australiane këto ishin përmbytjet më të mëdha që kanë prekur ndonjëherë vendin.

Top Channel