Argjentinë, vidhen paratë e presidentes

14/01/2011 08:45

Fondi i udhëtimit të një turi në Lindjen e Mesme të presidentes së Argjentinës, Cristina Fernandez, është vjedhur, raportuan në mëngjes mediat e vendit amerikanojugor.

Konkretisht bëhet fjalë për 90 mijë dollarë, vlerë të cilën një zyrtar, pasi e tërhoqi nga thesari i shtetit, e la përkohësisht në xhepi e palltos. Personi tha se grabitja ndodhi kur shoferi e tij e la disa qindra metra larg shtëpisë.

Paratë duhet të përdoreshin për kostot e avionit, për vizitat e ardhshme të Zonjës Fernandez në Kuvajt, Katar dhe Turqi.

Top Channel