Sudan, merren peng tre shtatas bullgarë

13/01/2011 20:00

Tre shtetas bullgarë, drejtues të një helikopteri për Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) janë marrë peng në Sudan, në krahinën perëndimore të Darfurit, raportoi gjatë ditës BBC.

Sipas programit të Ushqimit Botëror, njerëz të armatosur rrëmbyen personat, në një pistë aeroporti. Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme.

Rebelët në këtë zonë ku shteti nuk ka asnjë influencë, prej kohësh janë në luftë me trupat qeveritare dhe militantët arabë. Ngjarja ndodhi 75 kilometra nga kryeqëndra e krahinës, e quajtur Geneina.

Top Channel