Presidenti tunizian largohet në 2014-n

13/01/2011 21:45

Presidenti tunizian lajmëroi gjatë mbrëmjes se nuk do të kërkojë të rizgjidhet pasi mandati i tij të skadojë në vitin 2014 dhe si shkak citoi protestat e dhunshme, ku kanë humbur jetën zyrtarisht 23 persona.

Sipas burimeve të huaja, numri i vërtetë i viktimave mund të jetë më i lartë se 60. Zine al-Abidine Ben Ali deklaroi gjtihashtu se e ka urdhëruar rreptësisht policinë që të mos përdorë armë zjarri kundër demonstruesve.

Ben Ali ka drejtuar vendin që prej vitit 1987. 74-vjeçari bëri deklaratën e tij në një mesazh televiziv drejtuar kombit.

Top Channel