Papa Gjon Pali II pranë lumturimit

13/01/2011 20:30

Papa Gjon Pali i dytë mund të lumturohet këtë të premte, duke i hapur rrugën shenjtërimit të tij, raportoi CNN gjatë ditës së sotme.

Në mënyrë që riti të realizohet, duhet të vërtetohet kryerja e një mrekullie nga kandidati për lumturim dhe burime brenda Vatikanit raportojnë se një mrekulli e paraardhësit të Benediktit XVI është identifikuar.

Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, at Federico Lombardi refuzoi të komentonte lajmin, por në të njëjtën kohë nuk përgënjeshtroi mundësinë e lumturimit të atit të shenjtë polak, i cili ndërroi jetë gjatë 2005-s.

Lumturimi do të bënte që ai të quhej “I Shenjti Gjon Pal II” dhe do të konsiderohej edhe si një shpërblim për shërbimin e tij të gjatë në krye të Selisë së Shenjtë.

Mjekët dhe ekspertët teologjikë pretendojnë se një murgeshë, urdhëri i së cilës u lut për Papën pas vdekjes së tij në vitin 2005, u shërua tërësisht nga sëmundja e Parkinsonit, e cila konsiderohet e pashërueshme.

Çështja e lumturimit të Gjon Palit II është duke u studiuar prej disa vitesh prej Vatikanit.

Top Channel