Lufta e drogës në Meksikë, 35 mijë viktima

13/01/2011 20:15

34.612 persona kanë vdekur si pasojë e dhunës së lidhur me kartelet e drogës në katër vitet e fundit në Meksikë, mësohet nga një statistikë qeveritare e publikuar gjatë ditës së sotme.

Presidenti Felipe Calderon, i cili bëri publik lajmin, e cilësoi vitin e lënë pas si “jashtëzakonisht të dhunshëm”, ndërsa sipas statistikave zyrtare, lufta me mafian ka shkaktuar mbi 15 mijë viktima.

Shumica e tyre janë regjistruar në pjesën veriore të vendit. Situata në Meksikë ka qenë jashtëzakonisht e pasigurt kohët e fundit, duke e bërë vendin që shumë vende perëndimore t’i rekomandojnë shtetasve të tyre shmangien e vizitave në shtetin amerikanoverior.

Top Channel