Turizmi, Shqipëria vendi i 6 në botë

29/12/2010 18:35

Një studim i ekspertëve turistikë, i bërë publik nga televizioni amerikan CNN, tregon destinacionet më të preferuara turistike për vitin 2011.

Në vendin e parë do është Nju Jorku dhe konkretisht vendi i ish-kullave binjake në 10-vjetorin e sulmeve terroriste.

Ndërkohë që në këtë listë është edhe Shqipëria, e cila renditet në vendin e gjashtë.

“Shqipëria u jep udhëtarëve një shije të Mesdheut, pa një grumbull të madh njerëzish dhe pa cmime të larta”, thotë studimi për vendin tonë.

Si destinacioni i duhur për t’u vizituar në të këshillohet qyteti jugor i Gjirokastrës. “Destinacioni që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë është Gjirokastra, një qytet, qendra historike e të cilit ka hyrë në trashëgiminë kulturore të UNESCO-s”, thuhet në studim.

Në të tregohet gjithashtu se qendra e qytetit është ndërtuar me kalldrëmin e epokës otomane. “Është një qytet me atmosferë dhe ka shumë histori”, thotë studimi, i cili nuk harron as plazhet e bukura.

“Me plazhe piktoreske, ushqim të mirë dhe disa trashëgimi kulturore, Shqipëria do të jetë një vend i pamposhtur për një kohë të gjatë”, thuhet më tej në studim.

Top Channel