Telefonia, AKEP nis konsultimin për tarifat

29/12/2010 18:45

Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Postare njoftoi se ka miratuar fillimin e procesit të konsultimit publik për orientimin e tarifave të telefonisë celulare drejt kostos.

AKEP deklaroi se kjo nismë do të bëjë të mundur që brenda pranverës së vitit të ardhshëm tarifat e telefonisë celulare në vend të ulen mesatarisht me rreth 30 për qind nga ato aktualet.

Kjo, sipas AKEP, do t’i përfaronte tarifat me vendet e rajonit. Përmes njoftimit për shtyp, Agjencia deklaron se brenda një periudhe dy deri në 3-vjecare tarifat e telefonisë do të jenë plotësisht të bazuara tek kostot eficente.

Top Channel