PS: Të varfërit pa shpërblime

29/12/2010 16:45

Opozita akuzoi qeverinë se i mohoi një kategorie të madhe të shoqërisë gëzimin e festës së fundvitit.

Deputetja Eglantina Gjermeni përmendi faktin se qeveria nuk mundi të jepte shpërblime për pensionistët, të papunët dhe pjesën tjetër të shoqërisë që trajtohet me ndihmë sociale.

“Për pensionistët, të papunët dhe ata që mbijetojnë me asistencë, viti 2010 filloi keq, vazhdon keq dhe po përfundon si mos më keq. Për herë të parë, 540 mijë pensionistë, 90 mijë shqiptarë që marrin ndihmë ekonomike dhe 80 mijë të papunë nuk do të marrin as gjelin e fundvitit sepse Berisha ka vendosur të mos u japë atyre shpërblimin modest”, deklaroi Gjermeni.

Top Channel