KQZ, Gjonçaj kërkon dorëheqjen e Ristanit

29/12/2010 11:20

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjonçaj ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së sotme ku do të diskutohet për kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Ai ka theksuar se fletët e votimit nuk duhen të digjen.

“E keni kthyer KQZ-në në një instrument politik, jo vetëm duke ofruar vendimarrje në kundërshtim me ligjin, por duke djegur provat. Ju zoti kryetar nuk jeni i besueshëm dhe duhet të jepni dorëheqjen”, është shprehur Gjonçaj.

Ndërkohë kreu i KQZ-së, Arben Ristani është përgjigjur se gjatë gjithë kohës ka zbatuar ligjet e vendit.

“Arbitri i zgjedhjeve të kaluara ka qenë OSBE dhe ODIHR dhe po ta lexoni raportin ai shprehet se KQZ-ja ka kryer detyrën me paanshmëri dhe në mënyrë të veçantë kryetari i KQZ-së ka drejtuar me panashmëri dhe transparence”, tha Ristani.

“Për sa kohë zbatoj ligjin nuk mund të merrem me deklaratat tuaja politike”, shtoi ai.

Top Channel