Fier, arrestohet ish drejtori i një banke

29/12/2010 11:00

Arrestohet ish drejtori i një filiali banke në Fier. Gjergji Xhaho, 40 vjeç, akuzohet se ka vjedhur 1.3 milionë euro nga viti 2005-2010.

Ai ka mbajtur postin e drejtorit për 3 vjet kur dhe mendohet që të ketë bërë abuzimin.

Arrestimi i 40 vjeçarit Gjergji Xhaho u bë nga task forca kundër krimit ekonomik.

Top Channel