Topi tek fëmijët e të moshuarit

28/12/2010 15:25

Presidenti Bamir Topi pak ditë para ndërrimit të viteve ka vendosur të jetë pranë fëmijëve dhe të moshuarve.

Zoti Topi dhe bashkëshortja e tij kanë qëndruar disa minuta me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” ku ka marrë pjesë në një koncert të organizuar fëmijët të cilëve më pas iu janë shpërndarë edhe dhurata.

Më pas presidenti Topi ka takuar të moshuarit që qëndrojnë në azil, të cilët sot kanë marrë një dhuratë të veçantë, një televizor dhe një aparat “DigitAlb”.

“Ju shprehët dëshirën dhe televizioni dhe ‘DigitAlb’ jua mundësuan këtë”, tha presidenti.

Një ditë pasi kuvendi i Shqipërisë mbylli pa marrëveshje seancë e fundit plenare për këtë vit, kreu i Shtetit lëshoi ndoshta apelin e fundit për këtë vit për politikën.

“Ky vend do të ketë të ardhme nëse politika do të ketë mirëkuptim. Ata duhet të bëjnë më shumë për Shqipërinë dhe njerëzit. Të jetë sa më pak agresion dhe më shumë produkt”, është shprehur Topi.

Top Channel