Xhafa: Berisha ofendon opozitën

27/12/2010 21:30

Deputeti socialist Fatmir Xhafa ka deklaruar se kryeministri Berisha ka ofenduar opozitën, duke mos mbajtur premtimet e tij për komisionin hetimor.

“Berisha ofendon opozitën dhe më pas deklaron se dëshiron të negociojë me të”, ka deklaruar Xhafa në seancën parlamentare.

Xhafa ka theksuar se ka qenë opozita ajo që ka pranuar kushtet e mazhorancës dhe jo e kundërta.

“Nuk ka kërkuar PS që kryetari i komisionit të ketë 3 vota, këtë e propozoi shumica. Cdo komision hetimor ka një detyrim kushtetues për të patur objekt hetimi”, ka pohuar Xhafa.

“Kjo që bëni ju nuk është serioze, zoti kryeministër dhe nuk është pozitive as për ju dhe as për mazhorancën”, i është drejtuar më pas ai kreut të qeverisë.

Por kryeministri ka reaguar sërish duke deklaruar se hetimi duhet të bazohet mbi prova dhe fakte. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për të ngritur komisionin hetimor, duke pranuar 3 pikat e opozitës dhe 4 pikat e mazhorancës.

Top Channel