Rama, dhurata fëmijëve në spital

27/12/2010 15:25

Si për cdo Krishtlindje e Vit të Ri, bashkia e Tiranës ka përgatitur dhurata për fëmijët me sëmundje të rënda, të cilët prej muajsh qëndrojnë të shtruar në pavionin e pediatrisë në qendrën spitalore Nënë Tereza.

Babagjyshi dhe Viti i Ri kanë qenë të pransihëm me këta fëmijë sot, duke u ndryshuar sado pak atmosferën e tyre, si për t’i dhënë kurajë dhe shpresë për një shërim të shpejtë.

“Ne jemi këtu për t’iu qenë pranë fëmijëve që kanë nevojë më shumë se të tjerët, për të gëzuar në këto kushte të vështira dhe që përballohen falë një ekipi të jashtëzakonshëm mjekësh. Ne iu urojmë gëzuar festat dhe që të fitojnë këtë betejë të madhe”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i bashkisë ka vlerësuar ekipin e mjekëve dhe infermierëve që janë në shërbim të këtyre fëmijëve dhe luftojnë cdo ditë me sëmundjet e tyre të vështira.

Top Channel