Ngjela: Në janar rinisim protestat

27/12/2010 15:50

Një prej aleatëve të opozitës, Spartak Ngjela ka deklaruar sot se në janar do të rifillojnë protestat.

Ai ka theksuar se qeveria ka dëshmuar se është tërësisht e paaftë të nxjerrë vendin nga kriza.

“Situata ekonomike është e rëndë. Gjëndja e papërgjegjësisë së kësaj qeverie ka krijuar përmbytje, varfëri dhe papunësi dhe këto tregojnë se kemi të bëjmë me një qeveri që drejtohet me paranojë dhe pa arsye”, ka deklaruar Ngjela.

Top Channel