Negociatat, mblidhen grupet parlamentare

27/12/2010 18:35

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe ai i asaj Socialiste janë mbledhur para nisjes së seancës së sotme parlamentare.

mbledhje do të diskutohen hapat që do të ndërmerren pas negociatave që u zhvilluan.

Top Channel ka mësuar se nga negociatat nuk ka pasur rezultate për cështjet e mbetura pezull.

Sot është parashikuar të mbahet seanca e fundit parlamentare, e cila duhet të niste në orën 17:00, por shanset për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike janë të vakëta.

Deri më sot palët kanë diskutuar tre variante, por që të treja kanë ngecur vetëm në një pikë; përfshirjen në projektvendimin e Parlamentit të pikës së kërkuar nga demokratët, për hetimin e zgjedhjeve duke respektuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor.

Top Channel